Futboll Shqipëri Sport

UDHËHOQI SKUADRËN DREJT FITORES/ Futbollisti shqiptar mes të më mirëve në Francë

Futbollisti i Kosovës dhe Stade de Reimsit Valon Berisha është përzgjedhur si njëri prej lojtarëve më të mirë të javës së tetë të kampionatit frandez. Media e njohur franceze dhe europiane “L’Equipe” e ka përfshirë mesfushorin 27-vjeçar në “Formacionin më të mirë të javës së tetë të Ligës 1”.

Berisha vlerësohet me notën 7 për paraqitjen e mirë ndaj Montpejesë ditën e djeshme kur Stade-de-Reims triumfoi 0-4. Megjithëse nuk shënoi apo asistoi në këtë takim, Berisha udhëhoqëi organizimin e lojës së ekipit të tij duke qenë aktiv gjatë gjithë ndeshjes.

Në formacionin më të mirë të kësaj jave në Francë janë përzgjedhur dhe ylli i PSG-së Nejmar dhe sulmuesi i Lioni Memfis Depai.

Related posts

ISIS nuk ndalet, tjetër kërcënim për Kupën e Botës

Sadik.Autor

“NUK LUAN PA SQARUAR ÇËSHTJET E MERKATOS”/ PSG përjashton Nejmarin

F.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija fiton mes vuajtjesh, Shkupi zyrtarisht në Europë. Ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment