Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë infektohet me COVID-19

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi, teksa ditët e fundit janë regjistruar shifra rekord për sa i përket të infektuarve. “Panorama Sport”, mëson se ditën e sotme ka rezultuar pozitiv edhe trajneri i skuadrës së Gramshit, Leonard Toçila.

Mësohet se pas përgjigjes së tamponit, është karantinuar stafi teknik që ka pasur kontakt me trajnerin. Ne 24 orët e fundit ne Gramsh kanë rezultuar 10 raste pozitive me COVID- 19.

Kujtojmë që edhe në Kategorinë e Dytë, ku militon Gramshi, sezoni nuk ka startuar, teksa mbahet “peng” nga bojkoti i Ligës Profesioniste.

Related posts

MILAN SHËNON GOLIN E DYTË/ Por ndërhyn VAR-i dhe arbitri merr këtë vendim (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Zbulohen skuadrat me më shumë penallti në favor, Juventus më e penalizuara mes “big”-ëve

Sadik.Autor

Ja pse Hazard nuk do të jetë kurrë në gjendje të fitojë Topin e Artë?

Sadik.Autor

Leave a Comment