Futboll Sport

SHËNOI GOL NGA MESI I FUSHËS/ Ja reagimi i komentuesit të ndeshjes (VIDEO)

Gola të veçantë shohim çdo ditë, por sot nga India na vjen një gol vërtet i bukur. Skuadra kryesuese e I-League, Chennai City fitoi 4-3 ndaj Aizawl, por për t’u diferencuar ishte goli i sulmuesit Pedro Manzi, i cili i dha avantazhin skuadrës kur shifrat ishin në 1-1, autori i 12 golave në 13 ndeshje në kampionatin elitar të Indisë.

Uruguaiani mori një top të larguar nga mbrojtja dhe goditi fort me të djathtën sapo kaloi mesin e fushës duke e gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar që më kot mundohet të kapë topin që përfundon në rrjetë.

Për t’u theksuar është reagimi i komentuesit të ndeshjes, i cili lëshon një frazë në ekzaltim e sipër, “Zoti i futbollit do të falë nëse e lë kundërshtarin të shënojë kështu goli”, tani video po bën gjiron e rrjetit jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për fjalët e komentuesit, aq sa edhe vetë faqja e klubit e ka shpërndarë në rrjete sociale.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Rayo Vallecano. Rezultati 2-1

Delo.autor

YLLI MANAJ KA 3 OFERTA NË TAVOLINË/ Trajneri Kuman: Sot marrim vendime, disa lojtarë nuk do të…

Delo.autor

NGA JUVENTUSI TE REALI E BARCELONA/ Të gjithë në garë për titullarin e Interit

F.autor

Leave a Comment