Futboll Kategoria Superiore Sport

KOMPLETOHET GRUPI/ Java nis mbarë për Partizanin. Ja si pritet të jetë formacioni në kampionat

Partizani ka vuajtur disi në javën e shkuar, pasi trajneri Ilir Daja nuk e ka pasur të plotë grupin në seancat stërvitore. Mungesat u pasqyruan edhe në miqësoren brenda familjes në fundjavën e shkuar, ku të besuarit e trajnerit Daja barazuan 2-2 me Partizani B. Por java e re stërvitore ka nisur me lajme të mira për “demat”, pasi stafi e ka pasur të plotë grupin, pasi të gjithë lojtarët me probleme, Hoxha, Idrizaj, Bitri, Hyseni, Melo, Solomon kanë zbritur në terren.

Kjo mendohej se do të ishte java e në funksion të startit të sezonit, me sa shikohet edhe përgatitjet e kësaj jave do të mbeten thjesht për të mbajtur ekipin në tonus. Gjithsesi, jo të gjithë të rikthyer mund të ishin gati për këtë fundjavë nëse do të luhej, por pozitiv është fakti se ata futen në regjimin stërvitor dhe stafi i ka më të plota alternativat.

Dje të kuqtë kanë kryer dy seanca stërvitore. Paradite ekipi ka marrë ngarkesë në sallë force, ndërsa pasdite të kuqtë i janë drejtuar Elbasanit ku janë përgatitur me topin në fushë me bar natyral. Moti i mirë i ditëve të fundit i ka dhënë mundësinë trajnerit Daja që ta përgatisë ekipin në kompleksin “Pepa” që ofron terren me bar natyral, që është një nga kërkesat primare të stafit për zhvillimin e programit stërvitor.

Me plotësimin e grupit trajneri Daja kthehet te moduli i lojës që ka provuar më së shumti, ku dihet që në fazën sulmuese alternativat dhe konkurrenca është shumë e madhe. Në testin e fundit u provua Broja në rolin e ekranit, por Daja llogaritë i ka me Hysenin në këtë pozicion.

Related posts

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Dridhet porta e “bardhebluve”. Kërçiku bën shpëtimtarin

Delo.autor

Interi në kërkim të 3 mesfushorëve

Sadik.Autor

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Klubi amerikan gjen zgjidhjen fantastike për tifozët! Pritet leja e Bashkisë

Delo.autor

Leave a Comment