Futboll Sport

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ INTER? Trajneri i Shakhtar Donetsk: Këtë herë e kalojmë malin

“Do të jetë një ndeshje përballë një kundërshtari shumë të fortë, që lufton për titullin në Itali, që ka arritur finalen e fundit të Ligës së Europës: Interi është favorit për kalimin e grupit tonë”.

Janë fjalët e Luis Kastros, trajnerit të Shahtjor Donjeckut, në konferencën për shtyp përpara sfidës së sotme. “Do të përpiqemi të japim më të mirën”, vijoi.

“Humbja 5-0 vjet? Nuk ndryshon asgjë mbi idenë time të futbollit. Interi shënoi në çdo rast, ne në asnjë. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, më pas në të dytën pas avantazhit 2-0 kishin mbyllur ndeshjen. Megjithatë, ne tani jemi në rrugën e duhur dhe mendoj se këtë herë do arrijmë ta ngjisim malin”.

Related posts

(FOTO) 10 transferimet që pritet të ndodhin gjatë këtij muaji

Q.Autor

Nëse largohet nga Juventus, ky do të jetë klubi i ri i Higuainit

Sadik.Autor

“Lojtari i javës në Champions”, tifozët zgjedhin Mane

Sadik.Autor

Leave a Comment