Futboll Sport

ARBITROI SKËNDERBEUN NË CHAMPIONS/ Gjyqtari del hapur: Jam homoseksual

Norvegjezi Tom Harald Hagen është arbitri i parë i rangut të lartë ndërkombëtar që e pranon se është homoseksual. “E ndjej që koha është e duhur dhe mendoj se vetëm gjërat pozitive do të vijnë nga kjo,” tha 42-vjeçari Hagen në një bisedë me gazetën norvegjeze “Glamdalen” ku pranoi prirjet e tija homoseksuale.

“Unë nuk dua që të dallohem vetëm si homoseksual. Për mua, ajo ka qenë gjithmonë një pjesë krejtësisht e natyrshme e jetës. Ju më pyesni nëse kam menduar për këtë për një kohë të gjatë, por nuk e kam bërë. Unë kam qenë me vajza dhe nuk i kam treguar askujt. E njëjta gjë ka qenë e natyrshme kur kam pasur një partner mashkull”, i thotë ai gazetës. Hagen nuk është i panjohur për Shqipërinë, pasi ka gjykuar një ndeshje të Skënderbeut në Ligën e Kampioneve ku u solli fat korçarëve.

Pikërisht bëhet fjalë për ndeshjen e 6 korrikut 2017, Sant Julia-Skënderbeu që përfundoi në shifrat 0-5. Por në pranimin e prirjeve të tij rol ka luajtur një futbollist shqiptar, i cili ka ofenduar trajnerin kundërshtar me shprehjen “pederast dreqi”. 42-vjeçari konsiderohet si arbitri më i mirë në Norvegji. Të dielën e kaluar ai gjykoi ndeshjen midis Valerenga dhe Kristiansund.

Gjatë ndeshjes pati një incident mes sulmuesit të Kristiansund, Flamur Kastrati, dhe trajnerit të Valerenga, ku lojtari e ofendoi atë si “pederast dreqi”, gjë të cilën arbitri e ka mësuar pas takimit. “Ishte thjeshtë kulmi i ironisë në një ndeshje që unë po drejtoja”, tha Hagen, i cili nuk e kishte vërejtur incidentin gjatë ndeshjes. “Ndoshta ai e tha atë me ironi, kjo mund të ndodhë në futboll. Por ne duhet ta heqim qafe atë lloj sjellje fyese”, u shpreh arbitri norvegjez.

Related posts

SHOKOHET INTERI/ Sulmuesi I TALENTUAR huazohet tek klubi i madh francez

Isa.Autor

FENOMENAL/ Isco shkruan HISTORINË me një GODITJE MAGJIKE

Isa.Autor

PËRPLASJA ME ANGRELLI/ Pirlo i ka orët e numëruara, Juve në kërkim të një trajneri të ri, sa shumë emra në listë

Delo.autor

Leave a Comment