Futboll Seria A Sport

“S’E KUPTOJ SI E KANË BLERË MURIQIN”/ Gazetari italian kritika kundër Lazios: Me 20 milionë euro do të merrja një…

Transferimi i sulmuesit të Kosovës Vedat Muriqi nga Fenerbahçe te Lacio ka ngjallur kritikat e para në Itali. Gazetari italian i “Rai Sport” Stefano Matei e konsideroi të pakuptimë blerjen prej 20 milionë eurosh të Muriqit.

Ai e konsideron 26-vjeçarin një dëstim si “Filip Kaisedo”.

“Liga e Kampioneve të konsumon shumë energji në aspektin fizik dhe mendor. Duhet të kuptojmë se Lacio ka shumë lojtarë të dëmtuar që e bën të vuajë në kampionat. Blerjes e reja? Flares nuk më duket i jashtëzakonshëm, vrapon shumë në krah, por nuk arrin të japë pasimin e fundit. Eskalante më duket lojtar i mirë, po ashtu dhe Akpa. Sinqerisht, nuk arrij ta kuptoj blerjen e Muriqit, për më tepër se si i shpenzuan 20 milionë euro. Ai më ngjan si ‘Kaisedo i bardhë’. Kam dyshime të mëdha se mund të ndryshojë fytyrën e ekipit. Do të kisha shpenzuar ato para për të blerë një mbrojtës, një transferim me parametër zero për sulmin do të ishte perfekt. Ndeshja kundër Klub Bryzhit varet nga Lacioja. Nëse hyjnë në fushë të përqëndruar nuk mendoj se do të jetë problem për ta”, deklaroi gazetari italian Stefano Matei.

Related posts

Kombëtarja e U-15 nis grumbullimin për ndeshjet miqësore në Kroaci, ja lista e lojtarëve

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico Madrid-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

MOMENTE FRIKE/ Panik në kampionatin shqiptar, përplaset me arbitrin dhe futbollistit i ikën… gjuha

Delo.autor

Leave a Comment