Champions League Futboll Sport

JUVENTUS-BARCELONA/ Një lajm i mirë për Pirlo-n, Koeman i befason të gjithë (FORMACIONET ZYRTARE)

Dueli i shumëpritur mes Cristiano Ronaldo-s dhe Leo Messi-t nuk do të zhvillohet, por Juventus-Barcelona është padyshim ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme të Champions League.

Bardhezinjtë vijnë nga tre barazime radhazi në kampionat, ndërsa katalanasit duhet të harrojnë humbjen e rëndë të pësuar në Clasico.

Të dy ekipet kanë fituar ndeshjet e para të Champions-it dhe sot do të përballen për vendin e parë të grupit.

Andrea Pirlo rikuperon Leonardo Bonuçi-t, i cili do të jetë titullar në qendër të mbrojtjes mbrëmjen e sotme. Rabiot është preferuar para ish-lojtarit të katalanasve Arthur. Në sulm luan dyshja Dybala-Morata.

Ronald Koeman ka dhuruar më shumë se një surprizë në zgjedhjen e titullarëve për ndeshjen e sotme. Holandezi ka lënë jashtë Busquets, Dest dhe Ansu Fati. Pjanic do të jetë në mesfushë, ndërsa Griezmann do të udhëheqë sulmin i mbështetur nga Pedri, Messi dhe Dembele.

Formacionet zyrtare

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata.

Barcelona (4-2-3-1): Neto; Sergi Roberto, Araujo, Lenglet, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Dembélé, Messi, Pedri; Griezmann.

Related posts

MILANI E FLAKU/ Kalinic: Gattuso është i ÇMENDUR, do i çojë larg KUQEZINJTË

Isa.Autor

XHAKA autoritar edhe tek Bazeli, shoku i skuadrës bën “SHQIPONJËN” për të (FOTO)

Isa.Autor

PO KALONTE FORMË TË SHKËLQYER/ Armando Broja merr lajmin e keq para ndeshjes në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment