Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Fitore me shije të hidhur për PSG, Kean shkruan historinë

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Basaksehir në javën e dytë të Grupit H të Champions League. Një fitore që ka ardhur pas humbjes 2-1 të pësuar në javën e parë kundër Manchester United.

Gjithsesi, ka qenë një sukses me shije të hidhur për francezët që kanë humbur Neymar për shkak dëmtimi në minutën e 26-të.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Moise Kean, autori i të dy golave të ekipit të Tuchel.

Sulmuesi është bërë italiani më i ri që ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë si titullar në Champions League (20 vjeç e 243 ditë), duke thyer rekordin e Alessandro Del Piero-s (20 vjeç e 308 ditë).

Related posts

European League/meshkuj, Bjellorusia “leksion” kuqezinjve

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë (VIDEO)

Delo.autor

PAS KATËR HUMBJESH RADHAZI/ Liverpool kthehet tek fitorja në Premier falë “Sterling-ut të ri” dhe një autogoli

Delo.autor

Leave a Comment