Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ 80 milionë dhe jo vetëm, gati oferta e “çmendur” e Real Madrid

Situata e emergjencës e krijuar nga Coronavirus ka krijuar shumë probleme ekonomike për klubet e futbollit dhe ka kushtëzuar ndjeshëm merkaton.

Edhe superfuqitë europiane kanë qenë të detyruara të frenohen në merkaton e kaluar. për këtë arsye janë gati të kthehen në sulm në janar për të rikuperuar kohën e humbur. Real Madrid, veçanërisht,  duket se ka vënë në shënjestër një lojtar të Napoli-t.

Sipas ESPN, Zinedine Zidane ka vënë në krye të listës së dëshirave Fabian Ruiz të Napoli-t. Blancos duket se janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për të bindur De Laurentiis. Jo vetë, duket se ka edhe një detaj tjetër që mund ta përshpejtojë operacionin.

Napoli duhet të rikuperojë paratë e shpenzuara në merkaton e fundit. Real-i do t’i garantonte 80 milionët që në janar, duke e marrë lojtarin në Spanjë vetëm në fund të sezonit.

Një propozim që nuk mund të refuzohet.

Related posts

Nis takimi i fazës së 1/8-ave, Uruguai e Portugalia duan çerekfinalen

Sadik.Autor

FORMULA 1/ E bujshme, Ferrari nis negociatat me Lewis Hamilton

Delo.autor

E BUJSHME/ Mesfushori Eriksen nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Veronës, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

Leave a Comment