Champions League Futboll Sport

FINALISTËT E ÇUDIRAVE/ Siti dhe Çelsi do të synojnë trofeun e Champions-it pa… “sulmues”

Në “Dragao” pritini golat nga të gjithë, sepse Mançester Siti dhe Çelsi janë dy skuadra që “bomberat” sezonalë nuk u vijnë nga reparti i avancuar, por nga mesfusha.

Golashënuesi më i mirë i “Qytetarëve” këtë sezon (në Premier Ligë) nuk është as Aguero, as Gabriel Zhezus, por mesfushori Ilkai Gyndoan, i cili e ka depozituar topin në rrjetë 13 herë (+3 gola në Champions), duke u shndërruar në një goleador. Sigurisht mungesa e gjatë e golashënuesit më të mirë të historisë së klubit Serxho Aguero (260 gola), por edhe fakti që Pep Guardiola luan shpesh me 9 false, duke improvizuar De Bryjnen apo Bernardo Silvën, ka ndikuar në gjeografinë e golave të “Qytetarëve”. Gjithsesi, nëse do të llogaritim statistikat vetëm në Champions, aty golat kanë ardhur nga sulmi: Ferran Torres dhe Rijad Mahrez janë dy shënuesit më të mirë të Sitit (4) gola.

Në skuadrën e Tuhelit shfaqet një panoramë akoma më e çuditshme. Dihet që sezoni i vështirë i Timo Vernerit (vetëm 6 gola këtë sezon në Premier Ligë, 4 në Champions) kanë ndikuar shumë në statistikat e skuadrës. Shënuesi më i mirë i bluve të Londrës në Premier Ligë është Zhorzhinjo me 7 gola (të gjithë me penallti + 1 në Champions).

Pas mesfushorit italo-brazilian renditen Mejson Maunt, Temi Abraham dhe Timo Verner (6 gola). Sulmin e ka ndihmuar edhe qendërmbrojtësi Kurt Zuma (5 gola).

Ndërkohë që bomber në Champions, Tuhel ka pasur Olivie Zhirunë, i cili ndonëse nuk është një zgjedhje e parë në formacionin e tij, ka shënuar 6 herë këtë sezon në Champions. Kai Haverc, një tjetër afrim i bujshëm në merkaton e verës së shkuar në “Stamford Bridge”, ka shënuar vetëm 4 gola në Premier Ligë dhe në Champions nuk e ka shijuar ende golin e parë me skuadrën e re pas transferimit nga Leverkuseni.

Related posts

STATISTIKA/ Lojtari më i shpejtë në “EURO 2020”, futbollisti i Italisë është “Ferrari” i kompeticionit

Delo.autor

E PABESUESHME NË SERIE A/ Portieri Reina pëson golin e javës, shikoni “MAGJINË e realizuar nga Sopecia (VIDEO)

Delo.autor

FAVORIT PËR TË FITUAR TITULLIN/ Shaqiri: Liverpooli mund ta përballojë presionin, ne thjeshtë…

Delo.autor

Leave a Comment