Futboll Seria A Sport

VAZHDON ÇËSHTJA E YLLIT “ZIKALTËR”/ Lautaro në vështirësi, Inter është gati t’i shkojë në ndihmë

Tek Inter vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes “çështja’ Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas duket se e ka harruar rrugën e golit dhe po tregon një lloj nervozizmi siç është parë pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Genoa-s.

Klubi zikaltër dhe Conte besojnë shumë te Demi dhe janë të bindur se lojtari do të ndërrojë marsh në ndeshjet e ardhshme.

Ndër të tjera, Inter-i ka dëshirë t’i japë pak më shumë qetësi Lautaro-s dhe po mendon të përshpejtojë operacionin për rinovimin e kontratës të ish-yllit të Racing, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2023.

Megjithatë, ka akoma pak distancë mes palëve. Sipas Gazzetta dello Sport, zikaltrit ofrojnë 5 milionë euro në sezon, ndërsa menaxherët e argjentinasit kërkojnë një rrogë 7.5 milionë.

Marotta do të donte të hiqte edhe klauzolën 111 milionë euro ose ta rriste për të dekurajuar një sulm të mundshëm të skuadrave të mëdha të Europës.

Related posts

ZJARRET NË LOS ANGELES I SHKRINË MEDALJET/ Komiteti Olimpik i premton të reja Gary Hall Jr.

F.autor

SPORTISTËT MË TË PAGUAR/ Ja ku pozicionohet RONALDO pas transferimit tek Juventusi

Isa.Autor

Maradona pritet si “mbret” në Bjellorusi, merr detyrën e re te Dinamo Brest

Sadik.Autor

Leave a Comment