Futboll Sport

Xherdan Shaqiri merr Kosovën në “Rusi 2018” (FOTO)

Ylli i kombëtares zviceriane, Xherdan Shaqiri do të marrë me vete dhe Kosovën në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Në një foto në rrjetet sociale, Shaqiri ka zbuluar se në thembrën e këmbës së djathtë do ta ketë flamurin e Kosovës, kurse në këmbën e majtë flamurin e Zvicrës.

Së bashku me Shaqirin, tek kombëtarja zviceriane pritet të luajnë edhe futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Albian Ajeti.

Në “Rusi 2018” Zvicra është pjesë e Grupit E bashkë me Serbinë, Brazilin dhe Kostarikën.

Foto e atleteve të postuar nga Shaqiri në rrjetet sociale.

Related posts

Gonzalo Higuaín e bën Italinë të qajë: Kam një letër për ty…

Q.Autor

GOLI I KATËRT I SEZONIT/ Sulmuesi që pret ftesën e parë nga Silvinjo ndal pretendentët për elitën italiane

F.autor

KAMZA-LAÇI/ Prenga kërkon fitoren për t’iu afruar vendit të tretë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment