Futboll Seria A Sport

VLERËSOHET 50 MILIONË EURO/ Por mund të largohet falas. Reali dhe Barça nisin “luftën” për lojtarin e Bajernit

David Alaba është pranë largimit nga Bajerni i Mynihut. Austriaku nuk është bindur nga drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën e tij që skadon në qershorin e ardhshëm. Kjo ka bërë që shumë prej klubeve më të mëdha në Europë të kthejnë sytë nga 28-vjeçari.

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona dhe Reali i Madridit kanë nisur “luftën” për ta bërë të tyrin mbrojtësin. Vetë Alaba ka deklaruar se dëshiron të provojë një aventurë të re dhe se koha për t’u larguar nga Mynihu ka ardhur. Ai luan prej më shumë se 10 sezonesh me kampionët absolutë të Gjermanisë. Kujtojmë se interes për austriakun kanë shfaqur edhe skuadrat e Serisë A, Juventusi dhe Interi.

Kartoni i lojtarit vlerësohet rreth 50 milionë euro, edhe pse mund të largohet në fund të sezonit me parametra zero, por diçka të tillë Bajerni nuk kërkon ta lejojë që të ndodhë.

Related posts

“MAGJIA” VJEN NGA HOLANDA/ Ja momenti kur sulmuesi Seutjens realizon SUPER GOL nga kornia (VIDEO)

Delo.autor

PAS LAMTUMIRËS ZHGËNJYESE TEK MILAN/ Gattuso merr ofertë nga klubi francez…

Delo.autor

Igli Tare: Interesimi i Milanit është pozitiv, gjithçka mund të ndodh

Delo.autor

Leave a Comment