Futboll Premier League Sport

“JAM ME FAT QË…”/ Kandidati për president bën tifozët e Barçës të ëndërrojnë: Do rikthej Guardiolën, Ksavin, Iniestën dhe Pujolin

Viktor Font, kandidati për të marrë presidencën e Barcelonës, po e mbështet fushatën e tij në ëndrrën e shumë tifozëve katalanas, të rikthimit të Pep Guardiolës në “Camp Nou”. Gjatë një interviste për “Sky Sports”, njeriu që do garojë për të zëvendësuar Bartomeun, tha se projekti i tij është të ribashkojë ish-trajnerin katalanas, sot në stolin e Sitit dhe Lionel Mesin.pep-guardiola-champions-league-barcelona_3802147

“Jemi me fat që Barça ka trashëguar stilin e lojës së Krojfit, jo vetëm në skuadrën e parë, por edhe në akademi. Njerëz si Guardiola, Ksavi, Iniesta, Pujol, të gjithë këta emra nuk punojnë për Barcelonën sot. Nuk ka kuptim.
Ne duhet t’i kthejmë ata pas dhe t’u japim më shumë përgjegjësi sepse jo të gjithë janë në gjendje që të luajnë një rol jashtë fushe. Duke bërë këtë, ne do të kemi një projekt shumë konkurrues, i cili është e vetmja gjë që Mesi ka nevojë”.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Guardiola çudit me teoritë e reja, tani edhe merkaton ia bënë 4 astrofizikanët

Delo.autor

LISTA/ Këta janë golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

​Southamptoni kalon në avantazh, shënon gol befasues Danny Ings (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment