Futboll La Liga Sport

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Fitore bindëse për Real Madrid, treshja anti-Inter funksionon

Real Madrid ka rimarrë vendin e parë në La Liga pas fitores 4-1 kundër Huesca-s në javën e tetë të kampionatit.

Madrilenët kanë harruar barazimin zhgënjyes të marrë në Champions League kundër Borussia Monchegladbach dhe do të paraqiten me moral të lartë në ndeshjen e madhe kundër Inter-it pas tri ditësh.

Zinedine ka patur në dispozicion më në fund treshen titullare të sulmit, atë të studiuar pikërisht për ndeshjen e Champions-it kundër Inter-it: Asensio-Benzema-Hazard.

Ka qenë pikërisht belgu që ka zhbllokuar ndeshjen me një gol të mrekullueshëm në minutën e 40-të. Ky ka qenë realizimi i dytë i ish-yllit të Chelsea-t me Real-in në të gjitha kompeticionet, i pari që nga tetori i 2019-ës kundër Granada-s, 392 ditë më parë.

Protagonistët e tjerë të ndeshjes kanë qenë Benzema, autor i golit të dytë dhe të katërt të madrilenëve, Valverde, auto i golit të tretë dhe Ferreiro, autori i golit të vetëm të miqve.

Ka qenë një ndeshje speciale për Sergio Ramos, që është bërë lojtari i 10-të me 500 ndeshje në historinë e La Liga-s dhe mbrojtësi i tretë që e arrin këtë shifër, pas Manolo Sanchis (523) dhe Miguel Soler (504).

Related posts

“FUNDOSET” RONALDO/ Ja prova që e lidh me përdhunimin e amerikanes

Delo.autor

HUMBJA NDAJ TIRANËS/ Stavri Nica: Skuadra humbi besimin, Kastriotit i duhen lojtarë me nivel

Isa.Autor

Allegri: ​Neymar dhe Dybala do të dominojnë futbollin pas Messit dhe Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment