Futboll Sport

REFUZOI TRANSFERIMIN TEK MILAN/ Kontrata e re e bën Ibrahimovic lojtarin më të paguar të historisë

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në lojtarin më të paguar të historisë së MLS.

Suedezi, i cili së fundmi refuzoi një transferim te AC Milan, do të fitojë rreth 8.5 mln euro pasi ka firmosur një kontratë të re me LA Galaxy.

Kjo është një rritje e madhe në krahasim me 2 mln eurot që fitoi sezonin e kaluar.

Veterani 37-vjeçar ka vërtetuar se është akoma në gjendje të jetë vendimtar duke shënuar 22 gola dhe 10 asiste në vitin e parë në Kaliforni.

Dhe ESPN pretendon se Ibra është shpërblyer me një kontratë katër herë më të mirë, duke eklipsuar rrogën e mëparshme të Kaka.

Braziliani ka qenë rekordmeni me një rrogë 6 mln euro kur luante te Orlando City.

Duke folur për kontratën e re, ish-sulmuesi i Manchester United rrëfen: “Qëndrova këtu pasi nuk kam mbaruar akoma punë në MLS.

“Nuk jam i kënaqur me vitin e parë, të cilin e konsideroj si vitin e nxehjes, mendoj se viti i dytë do të jetë ndryshe.”

Related posts

SHQIPËRIA-KOSOVA/ Një përballje speciale, që do të shërbejë për sfidat e Nations League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Nis takimi i Grupit E, Serbia e Zvicra duan biletën për më tej

Sadik.Autor

THUAJSE E KRYER/ Lojtari largohet nga Inter pas 4 sezonesh dhe do firmosë me klubin tjetër të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment