Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Befasohet ekipi italian para ndeshjes, infektohen për herë të dytë me koronavirus dy lojtarë të tij

Teksa po afron sfida me Interin në kampionat, Parma mëson se dy prej lojtarëve të saj janë infektuar për të dytën herë me koronavirus. Klubi i rajonit të Emilia-Romanjas bëri me dije se dy prej futbollistëve të saj rezultuan të infektuar me COVID-19 në tamponin e fundit.

Situata paraqitet e pazakontë teksa brenda dy ditëve të fundit te Parma janë infektuar sërish me koronavirus 4 lojtarë. Pavarësisht rasteve të fundit, ekipi ka udhëtuar drejt “San Siros” për të zhvilluar sfidën me Interin.

Pas ndeshjes, e gjithë skuadra dhe stafi teknik do t’i nënshtrohen sërish analizave.

Related posts

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Raiola zbulon planet e talentit Haaland dhe bën parashikimin e frikshëm

Delo.autor

Lajm i keq për tifozët e Chelsea, Abramovich humbet 543 milionë dollarë

Sadik.Autor

SHKELQEN NË ITALI/ Napoli “kthehet” në Champions, Rrahmani i hap rrugën fitores në Firence (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment