Futboll Seria A Sport

BARAZIM NË PAQE NË “SAN SIRO”/ Perisic shpëton “Zikaltërit” në fund ndaj Parmës

Inter ka arritur të shmangë një humbje pothuajse të sigurt në javën e gjashtë të Serisë A.

Zikaltrit, në fakt, kanë barazuar 2-2 në shtëpi kundër Parma-s.

Një rezultat me shijen e fitores për vendasit dhe të humbjes për miqtë, duke parë se këta të fundit kanë shpërdoruar avantazhin e dyfishtë të krijuar nga dy golat e Gervinho-s në minutën e 46-të dhe të 62-të.

Kundërpërgjigja e zikaltërve ka ardhur me dy kroatët Brozovic në të 64-ën dhe Perisic në të 92-ën, me këtë të fundit që ka zëvendësuar denjësisht Lukaku-n e dëmtuar.

Inter mban vendin e pestë në renditje me 11 pikë, ndërsa Parma atë të 15-in me pesë pikë.

Related posts

AL KHELAIFIT I SOSET DURIMI/ PSG nxjerr në shitje yjet. Neymar-Messi bëjnë gati “valixhet”

F.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Tirana bëhet gati për në stadium, ja çfarë vendos stafi për Hoxhallarin

Delo.autor

Sulmuesi i momentit në Superiore, rrëfehet Soue: Qëndroj për Europën…

Q.Autor

Leave a Comment