Futboll Seria A Sport

INTERI PËRGATIT RINOVIMIN/ Por Lautaro Martinez ka 2 kërkesa të rëndësishme për klubin

Lautaro Martinez nuk po kalon një moment shumë të mirë te Interi, ku ndryshe nga sezonin e kaluar, ky i këtij viti duket më i vështirë për të. Por, argjentinasi vazhdon të ketë besimin e pakushtëzuar të klubit, trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Në një periudhë të errët të karrierës gjithmonë duhet marrë në konsideratë, pavarësisht se Lautaro nuk arrin ta pranojë, por do të rikthehet qetësia, jo vetëm në fushë.

Interi në fakt po mendon të përshpejtojë çështjen e rinovimit: një gjest i sigurt dhe prej kohësh në axhendë, por që në këtë moment do të ndihmonte “Demin” të karikonte bateritë e krenarisë.

Lautaro është shumë i ri, por ka treguar brumë prej kampioni dhe përkrah Lukakut është rritur ndjeshëm. Meritë e punës së Kontes, por edhe e ambicies së tij dhe duhet nënvizuar fakti që nuk ka bërë asnjëherë presion mbi klubin pavarësisht presin gut të Barcelonës. E di që në Milano mund të vazhdojë procesin e rritjes, por normalisht do të dëshironte që klubi t’i njihte statusin e tij të ri, me një akord të ri prej ylli.

Sipas asaj që shkruan “La Gazetta dello Sport”, sulmuesi ka dy kërkesa në drejtim të klubit për të pranuar rinovimin. Luataro kërkon dyfishim të pagës së tij si dhe të hiqet nga kontrata klauzola e largimit prej 111 milionë eurosh. Në rast plotësimi të këtyre dy kërkesave, atëherë 23-vjeçari do të pranonte të hidhte firmën për rinovimin e kontratës menjëherë.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Kupa e Italisë si kompeticionet europiane, nga sezoni i ardhshëm do të ndryshojë rregulli i…

Delo.autor

MANCHESTER CITY VENDOS ÇMIMIN PËR LEROY SANE/ Ja shifra e çmendur që Bavarezët duhet të paguajnë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus ofron një mal me para për “Bomberin” Icardi!

Delo.autor

Leave a Comment