Futboll Seria A Sport

LEO MESIN NUK E MBAJNË NERVAT/ Godet arbitrin e ndeshjes me Alaveshin

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaveshit ditën e djeshme në transfertë, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një veprim i Mesit ndaj gjyqtarit të ndeshjes. “Pleshti” në pjesën e parë dukej në një situatë të vështirë, kjo edhe për shkak se skuadra e tij ndodhej në disavantazh.

Ndodh që edhe argjentinasin të mos e mbajnë nervat dhe pikërisht kjo i ndodhi ditën e djeshme, ku goditi me top gjyqtarin e ndeshjes.

I nervozuar në maksimum, Mesi godet topin me forcë, i cili shkon në drejtim të gjyqtarit, që nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë, por sulmuesi i Barcelonës ia hodhi lehtë, pasi mund të ishte ndëshkuar edhe me të kuq.

 

 

Related posts

“FITORJA MNE ÇEKINË…”/ Gjimshiti: Kemi tifozët më të mirë në botë

F.autor

BOTËRORI 2026/ Sylvinho: S’kemi kohë për eksperimente, me Letoninë ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares

F.autor

Kapiteni i Francës: “Ndeshje madhështore, por Argjentina nuk është vetëm Messi”

Isa.Autor

Leave a Comment