Futboll Seria A Sport

“ËNDRRAT BËHEN REALITET…”/ Lojtari i Spezia zbulon bisedën me Ronaldon

Ëndrrat bëhen realitet. Deri tri vite më parë, Emmanuel Gyasi luante në Serie C, por sot është titullar i Spezia në Serie A. Dhe të dielën e kaluar ai sfidoi Cristiano Ronaldon, duke realizuar një ëndërr. Sulmuesi Italian, me origjinë ganeze, i lindur në Palermo dhe i rritur në Piemonte, tregoi për portalin “ashesgyamera.com” emocionet, pasi luajti dhe ishte në gjendje të fliste me CR7:

Pas ndeshjes fola me Cristiano Ronaldon, para se të largohesha nga fusha. Unë i thashë se është një model frymëzimi për mua dhe për pothuajse të gjithë futbollistët, veçanërisht të rinjtë. Ai më falënderoi dhe më tha të punoj shumë dhe të ngulmoj që ëndrrat e mia të bëhen realitet, sepse gjithçka mund të arrihet në jetë”. Gyasi është ende duke ndjekur golin e tij të parë në Serie A me Spezia. Tani për tani është mjaftuar me një asist kundër Udinese.

Related posts

MILANI ZBARKON NË FRANCË/ Kuqezinjtë nisin takimet për dy lojtarë

F.autor

DRAMË PËR NJË PIKË/ Bayern i lëshon kreun “aspirinave”, Tuchel: Na duhet një pickim

F.autor

E BUJSHME/ UEFA ideon dhe një TJETËR kompeticion SPEKATKOLAR për KLUBE (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment