Futboll Seria A Sport

“LIVERPULI SHUMË I FORTË”/ Gjimshiti: Humbëm ekuilibrin, të mendojmë për… Interin

Hidhërim logjik në fjalët e Berat Gjimshitit, mbrojtësit shqiptar të Atalantës, pas shuplakës së shëmtuar të pësuar të martën nga dora e Liverpulit, pasi të kuqtë fituan me rezultatin 5-0 në transfertë. Duke folur për faqen zyrtare të klubit të Bergamos, Gjimshiti ka nënvizuar:

“Liverpuli është një skuadër shumë e fortë, por nuk ne luajtëm mirë dhe nuk arritëm t’ua bëjmë të vështirë. Duke kryer shumë gabime individuale, në fund të ndeshjes humbet. A e ndiem shumë ndeshjen? Nuk mendoj. Ishim gati, të karikuar, por u ndëshkuam dhe ndoshta humbëm ekuilibrin, duke mos arritur më të sulmojmë.

Me shumë mundësi ka qenë aspekti më i keq. Në pjesën e dytë shkoi gjithçka kundër nesh. Tani duhet të shohim përpara dhe të reagojmë. Është e nevojshme të studiojmë gabimet e kryera dhe më pas të mendojmë për sfidën kundër Interit, që do të jetë e rëndësishme”.

Related posts

“ZOTI I FUTBOLLIT ËSHTË VETËM NJË”/ Messi përlot opinionistin italian me “magjinë” (VIDEO)

Delo.autor

“15 GOLA NË 6 NDESHJE”/ Lukaku gjen arsyen pse nuk po shënon më si…

Isa.Autor

Pep dominon edhe në Premier League, por ka një “njollë” të kuqe…

Sadik.Autor

Leave a Comment