Futboll Sport

TREGOI FORMË TË SHKËLQYER/ Debutimi sezonal i Ter Stegen me numra të çmendura: një playmaker i vërtetë

Portieri, në futbollin modern, është një rol gjithnjë e më themelor edhe për ndërtimin e lojës së skuadrës. Një e vërtetë e përgjithshme, por që merr edhe më shumë vlerë te Barcelona.

Mbrëmjen e djeshme kundër Dinamo Kiev, Blaugrana festoi debutimin sezonal të Marc-André ter Stegen, numri 1 i Gjermanisë që ishte ndaluar që nga sezoni i kaluar për shkak të operacionit në gju.

Ter Stegen, pavarësisht pasivitetit prej dy muaj e gjysmë, u paraqit në formë të shkëlqyeshme dhe shpëtoi ekipin e tij me 6 pritje vendimtare.

Por ajo që godet shtypin spanjoll mbi të gjitha janë pasimet me këmbët e numrit “1”: 18 ato që u tentuan brenda 90 minutash, 18 ato që ishin të suksesshme.

Related posts

U ARRESTUA SE DHUNOI TË DASHURËN/ Sulmuesi Solomon rrëfen: Ishte për xhelozi, e vërteta është që…

Delo.autor

Salah HUMB shënjestrën, gjuan disa herë dhe NUK shënon (VIDEO)

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Munir prezantohet te Sevilla, zbulohen detajet e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment