Albanian Stars Futboll

Konfirmohet shifra rekord për Abazajn, transferimi më i shtrenjtë në kampionatin shqiptar

Tashmë nuk ka më dyshime, kontrata e blerjes së Kristal Abazajt është dorëzuar në FSHF.

“Panorama Sport” ka konfirmuar zyrtarisht, se Skënderbeu ka blerë kartonin e lojtarit te Luftëtari, për shumën rekord të 200 mijë eurove.

Kjo shifër është shkruar e zeza mbi të bardhë në kontratën që kanë paraqitur dy klubet, në ditën e fundit të transferimeve.

Gjithashtu, kanë paraqitur një kontratë huazimi, teksa Abazaj do të jetë deri në fund të sezonit pjesë e Luftëtarit.

Kontrata e lojtarit me Skënderbeun është 2.5 vjeçare dhe duke filluar nga ky muaj, talenti tropojan, që shpërtheu te Luftëtari, do të paguhet me 5 mijë euro në muaj.

Pagesa e tij do të kryhet nga klubi i Skënderbeut, në bazë të marrëveshjes që presidentët Ardjan Takaj dhe Grigor Tavo kanë arritur.

“Nëse flasim për transferime të lojtarëve në skuadra brenda vendit, kjo është pa dyshim shifra rekord, që ka paguar një klub shqiptar. Nuk ka pasur asnjë rast tjetër, që të paguhen 200 mijë euro për blerjen e kartonit”, treguan për gazetën burime konfidenciale në FSHF.

Luftëtari, jo vetëm ka mbushur arkat, por tashmë mund të përfitojë sërish nga rishitja e mundshme e Abazajt. 20% e pronësisë së kartonit u ka mbetur gjirokastritëve dhe në rast se Skënderbeu arrin të shesë në verë Abazajn, do të mbushë sërish arkën.

Related posts

IRLANDË-ZVICËR/ Granit Xhaka udhëheq skuadrën. Mban shiritin e kapitenit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FOTO/ Nga Robben te Sanchez, njihuni me 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën

Q.Autor

Oblak drejt largimit, Atletico mendon rikthimin e Courtois

Q.Autor

Leave a Comment