Futboll Sport

BATUTAT/ Rrahmani shërben kafe, Hysaj e ngacmon: E gjete…

Amir Rrahmani vazhdon të mos ketë asnjë minutë në këmbët e tij me Napolin edhe pse në këtë sezon napoletanët kanë zbritur në fushë tetë herë mes kampionatit dhe Ligës së Europës.

Pritej që trajneri Xhenaro Gatuzo t’i jepte një mundësi në sfidën e djeshme ndaj Rijekës, por kjo nuk ndodhi.

Tashmë, mbrojtësi i Kosovës duhet të presë ndeshjen e radhës për të provuar aftësitë e tij, megjithatë në ambientin e grupit të skuadrës, mbrojtësi duket se gjendet mirë.

Ka qenë Elseid Hysaj, ai i cili së fundmi ka ndarë një foto të Rrahmanit në rrjetet sociale, teksa ish-lojtari i Partizanit ka qenë duke shërbyer kafenë shokëve.

Ky rast nuk i ka ikur Hysajt, i cili në foto shkruan se më në fund Rrahmani e gjeti punën e tij.

Image

Related posts

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Zidane do të kërkojë Ronaldon nëse ulet në stolin e PSG-së

Delo.autor

Paolo Maldini: Napoli duhet të besojë në Scudetto, Milani mund ta kapë vendin e katërt

Q.Autor

ZBULOHET ÇMIMI/ Al-Khelaifi i thotë “PO” Barcelonës, Neymar shitet për kaq miliona

F.autor

Leave a Comment