Futboll

Reali bën gati 200 milionë për De Bruynen (FOTO)

Zidane e do De Bruynen në Madrid dhe Reali ka bërë gati 200 milionë euro për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit francez.
Sipas asaj që raporton Don Balon, numri një i Real Madridit, Florentino Perez, është duke bërë gati 200 milionë euro për transferimin e mundshëm të Kevin De Bruyne, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Manchester City është çelësi kryesor i suksesit të jashtëzakonshëm të klubit anglez që po lufton për katër trofe këtë edicion dhe është afër sigurimit të dy prej tyre (Kupës së Anglisë – gjendet në finale dhe Premierligës – është 16 pikë para vendit të dytë).

Zidane e pëlqen shumë belgun dhe do të tentojë gjatë verës ta bindë lojtarin për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, lëvizje vështirë e realizueshme, të paktën derisa Pep Guardiola të jetë në stolin e Cityzens.

 

Related posts

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Klopp: Duam të jemi skuadra kundër së cilës askush nuk do të luajë

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Bayern fiton edhe Kupën e Gjermanisë, Lewa konfirmohet më i miri në botë

Delo.autor

“KATALANASIT” DHE ATLETICO E DUAN NË KLUB/ Chelsea refuzon për yllin e ekipit ofertën prej…

Delo.autor

Leave a Comment