Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Chelsea përmbys Sheffield me “POKER”, shkon 1 pikë larg kreut

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme në Premier League pasi ka mundur 4-1 Sheffield United në shtëpi.

Ndeshja e javës së tetë të kampionatit anglez nuk ka nisur mirë për londienzët, që kanë pësuar gol pas vetëm 9 minutash, me McGoldrick që ka shënuar me një goditje me thembër.

Reagimi i Bluve ka qenë pothuajse i menjëhershëm, me Abraham dhe Chlëell që kanë përmbysur rezultatin me golat e shënuar respektivisht në minutën e 23-të dhe 34-t.

Pokeri është kompletuar në fundin e pjesës së dytë me golat e shënuar nga Thiago Silva dhe Werner në minutën e 77-të dhe 80-të.

Braziliani ka realizuar golin e tij të parë në Premier League në moshën 36 vjeç.

Kjo fitore e ka ndihmuar Chelsea-n të ngjitet në vendin e tretë të renditjes dhe të shkojë vetëm një pikë larg kreut. Sheffield, nga ana tjetër, mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

Related posts

S’ka paqe mes Sarrit dhe De Laurentiis/ Ja çfarë mund të ndodhë në kampin e të “kaltërve”

Sadik.Autor

LOJTARI I BEJSBOLLIT “SHPËRTHEN” NË LOT/ Godet me topin 145 km/h, “fluturon” drejt vajzës 4-vjeçare (FOTO)

Delo.autor

Jo vetëm Lenjani në fushë, një 19-vjeçar shqiptar mbajti shiritin e kapitenit ndaj Interit

Isa.Autor

Leave a Comment