Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ EVERTON/ Solskjaer nuk e mban dot inatin: Na ngritën kurth që të dështonim

Trajneri i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer është revoltuar edhe pse ekipi i tij fitoi sot në kampionat ndaj Evertonit me rezultatin 1-3.

Për “BT Sport”, tekniku norvegjez akuzoi Premier Ligën për përcaktimin e axhendës së ndeshjeve me qëllim që “Djajtë e Kuq” sot të dështonin. Referuar ngarkesës së madhe të takimeve brenda një kohe të shkurtër, Solskjaer u ankua për faktin se ekipi nuk u relaksua mjaftueshëm pas ndeshjes së fundit në Ligën e Kampioneve ndaj Bashakshehirit ditën e mërkurë, ndërsa sot u detyrua të luante në drekë.

“Kishin planifikuar që ne të humbisnim. Sot e kishim Luk Shoun të dëmtuar pas kthimit nga Turqia. Dua t’ju flas për orarin e ndeshjes, donin që djemtë e mi të dështonin. Të mërkurën në mbrëmje luajtëm, të enjten u kthyem dhe sot luajmë në drekë të shtunën?! Këta djem meritojnë të trajtohen më mirë sesa të flaken këtu e të dështojnë”, u shpreh trajneri i Mançester Junajtid Ole Gunar Solskjaer.

Related posts

MERR FUND DILEMA PËR TË ARDHMEN E COUTINHOS/ Barcelona vendos të mbajë yllin brazilian deri më…

Delo.autor

Harry Kane ska dyshime është lojtari më i mirë në botë”

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Çekia mposht Holandën falë dyshes Holes-Shick dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment