Futboll La Liga Sport

ÇUDIRA NGA SPANJA/ Real Madrid largoi një yll sepse kishte probleme me djalin e Zidane

Një prapaskenë interesante është zbuluar nga mediat spanjolle për sa i përket largimit të mbrojtësit Serxhio Regilion nga Reali i Madridit. Sipas “El Confidencial”, arsyeja e shitjes së futbollistit 24-vjeçar spanjoll, ishte për shkak të një konflikti me Luka Zidan, djalin e trajnerit Zinedin Zidanit.

Regilion shkëlqeu te Sevija si i huazuar, teksa të gjithë menduan se Reali do t’i besonte një vend titullari këtë sezon, por “galaktikët” vendosën ta transferonin për 30 milionë euro te Totenhemi i Murinjos. Kujtojmë që Regilion dhe Luka Zidan kanë qenë shokë skuadre te skuadra e dytë e Realit, teksa nuk dihen arsyet e zënkës mes tyre.

Related posts

Shpërthen babai i lojtarit të Napolit: Ancelotti është një dështak

Delo.autor

BUZËQESH BARCELONA/ Sulmuesi i gatshëm për teknikun Koeman

Delo.autor

FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Juventus nis kontaktet për Romelu Lukaku, ja “karremi”

Delo.autor

Leave a Comment