Boks Sport

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Mike Tyson: Nëse njerëzit e dëshirojnë jam gati për triologjinë

Legjenda e boksit Mike Tyson do të rikthehet në ring më 28 nëntor, në një duel “show” ndaj Roy Jones Jr. Gjithsesi, “Iron Mike” e ka mendjen diku tjetër, te përballja me rivalin dhe armikun e tij më të fortë, Evander Holyfield.

Tyson nuk i harron dy duelet e mëparshme mes tyre (vitet 1996 dhe 1997), të dyja të humbura dhe mendon të zhvillojë një sfidë të tretë, për të thyer tabunë.

“Nëse njerëzit e dëshirojnë këtë përballje, unë jam gati ta zhvilloj atë. Nuk e mohoj që do të ishte një përballje e madhe mes nesh, që unë e dëshiroj”, tha Mike Tyson.

Interesant fakti se edhe Holyfield ka vendosur të rikthehet në ring pas shumë vitesh tërheqje. Madje edhe ai ka shprehur gadishmërinë për këtë triologji mes tyre.

Related posts

EURO 2020/ Belgjika fiton me “POKER” ndaj Rusisë, Uellsi triumfon në transfertë

Delo.autor

PARADOKSALE/ Petkovic dhe Shaqiri në një mendje: Goli ishte i rregullt…

Sadik.Autor

“MENDOJA SE ISHTE I INTER”/ Costacurta s’ka dyshime: Kjo është goditja më e mirë në merkaton italiane

Delo.autor

Leave a Comment