Futboll

Barcelona ‘nuk guxon’ ta blejë Griezmannin, ofron lojtarë për francezin

Dembele, Gomes dhe Deulofeu – janë tre emrat që përmenden se mund të përfshihen në marrëveshje për transferimin e Griezmannit.
Barcelona është e brengosur për “Fair-Play” financiar, pas shpenzimeve të afro 400 milionë eurove vetëm për sezonin 2017/18 dhe do të kërkojë të gjejë një tjetër zgjidhje për transferimin e Antoine Griezmann.

Klauzola e francezit është 100 milionë euro dhe shpenzimi i të tjera parave pas blerjeve marramendëse, Philippe Coutinho për 160 milionë dhe Ousmane Dembele për 145 milionë, mund t’i sjellë telashe klubit katalunas, andaj po kërkon një tjetër mënyrë.

Don Balon raporton se mënyra më e mirë për të respektuar “Fair-Play” financiar dhe për të marrë shërbimet e Griezmannit, është shkëmbimi.

Ousmane Dembele, Andre Gomes dhe Gerard Deulofeu – janë në mesin e tre kandidatëve që mund të bëjnë të mundshëm transferimin e talentit francez në “Camp Nou”.

 

Related posts

SERIE A/ Roma realizon goditjen e parë, vjen talenti i Dinamos së Zagrebit

Sadik.Autor

LAJMI I MADH NGA GREQIA/ Lojtarët Behar Ramadani dhe Bregu kërkohen me ngulm nga klubi…

Delo.autor

Cutrone, lideri i ri i Milanit. Ja me cilin lojtar e krahasojnë

Q.Autor

Leave a Comment