Futboll

Ancelotti nuk është i interesuar për PSG-në

Ancelotti nuk e do rikthimin në PSG, raporton “The Mirror”. Italiani preferon Premierligën.
Ish trajneri i Milanit, Real Madridit, Bayern Munichut dhe shumë klubeve tjera, Carlo Ancelotti, vazhdon të jetë i papunë pas shkarkimit nga ana e klubit bavarez në fillim të edicionit 2017/18.

Ai është parë si kandidati më serioz për të zëvendësuar Unai Emeryn te PSG-ja, por “The Mirror” raporton se italiani dëshiron vetëm rikthimin në Premierligë.

Chelsea dhe Arsenali, janë dy klubet që po insistojnë ta ulin në stol 58 vjeçarin.

Gjasat më të mira janë që italiani të ulet në stolin e “Topçinjve” pasi përfundimisht, mediat angleze raportojnë se Arsene Wengeri do të largohet në fund të edicionit.

 

Related posts

LIVE/ Nis pjesa e dytë, Japonia e Senegali tentojnë golin e fitoren

Isa.Autor

MARRËVESHJA E BUJSHME/ Juventus “fërkon duart”, “bardhezinjtë” mbushin arkat me 400 milionë euro

Delo.autor

LIVE/ Finalja e parakohshme, Franca dhe Argjentina kërkojnë lavdinë në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment