Futboll

Bonucci: “Gattuso e ka transformuar Milanin”

Bonucci mendon se Milani është tjetër skuadër me ardhjen në stol të Gattusos.
Milani ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2018, pas fitores së madhe prej 1-0 në shtëpi kundër Sampdorias.

Kjo fitore e pozicionon Milanin në vendin e shtatë me 41 pikë, aq sa ka dhe skuadra që e mposhti e që gjendet në pozitën e gjashtë.

Synimi i Kuqezinjve është Liga e Kampionëve, Ata gjenden shtatë pikë larg zonës Champions, vendit të katërt, që mbahet nga Interi dhe kapiteni, Leonardo Bonucci, beson se me Gennaro Gattuson gjithçka është e mundshme.

“Nuk ishim ekip para tij, sot jemi më të mirë edhe fizikisht, e ka transformuar këtë skuadër”, u shpreh kapiteni për Sky Sport Italia.

“Që kur ka ardhur Gattuso, kemi ndryshuar komplet. Është formuar skuadër e mirë, jemi në formë dhe gjitha këto falë Gattusos. Kemi bërë hap të madh përpara dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, shtoi Bonucci.

Related posts

FOTO/ Një menaxher korean ndjek Gurin nga afër, Gjici nuk e lëshon pa 1 milion euro

Sadik.Autor

“HISTORIA NUK I MBAN MEND HUMBËSIT”/ Konte para finales: Nuk e di nëse kjo do jetë ndeshja e fundit me Interin…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ “Çmendet” Enis Bardhi, shënon dy gola në La Liga (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment