Futboll Seria A Sport

MBETI PA EKIP/ Arlind AJETI merr vendimin e papritur, e ardhmja në udhëkryq

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, mund të ketë nisur kurën për dhimbje koke. Me sulmin e gjymtuar, tani merr dhe një goditje tjetër, pasi Arlind Ajeti i bashkohet Mërgim Mavrajt pa ekip. Dy qendrat e mbrojtjes janë pa skuadër. Mediet italiane bëjnë me dije se 24-vjeçari ka prishur kontratën me skuadrën e Torinos dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg.

Kontrata e futbollistit skadonte me 19 qershor 2019, por shqiptari ka vendosur të mos qëndrojë te skuadra e “demave”. Ai ishte jashtëplaneve të trajnerit Walter Mazzarri dhe nuk kishte vend as në ekip, pasi formacionin e shihte me dylbi. Në kushte të tilla, 24-vjeçari preferoi të linte Torinon pas 3 sezonesh. Karriera e tij te italianët nuk shkoi si duhet, pasi ka luajtur në total 4 ndeshje, nga të cilat 3 si titullar. Sezonin e shkuar u huazua te Crotone, pasi nuk gjeti hapësira.

Mbrojtësi mbetet në merkato dhe i duhet të luftojë me kohën, pasi në ligat kryesore të Europës merkatoja ka mbaruar, ose ka dhe pak ditë. Crotone dhe Perugia shfaqën interesim për të, por nuk u gjet gjuha e përbashkët. Me mbarimin e merkatos në Seria A dhe Seria B, mbrojtësi do të largohet nga Italia, pasi në vendin fqinj ka vetëm dritaren e Seria C të hapur. Lojtari ka interesimin e Legia Warsaw pas vetes, por situata është e vështirë te polakët.

Related posts

KORONAVIRUSI GJUNJËZON PSG-NË/ Sheiku detyrohet ta “dorëzojë” Mbappe tek klubi i madh…

Delo.autor

SHERRI MASIV/ Disiplina “burgos” Ngoonë, Laçi mbetet pa zyrtarë (PAMJET)

F.autor

Formacioni më i mirë i futbollistëve që luajtën vetëm me një klub

Sadik.Autor

Leave a Comment