Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT ME MANCHESTER CITY-N/ Klopp: Lojtarët meritojnë komplimente për atë që bënë kundër “Qytetarëve”

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka qenë entuziast pas barazimit 1-1 me Manchester City-n në Premier League.

“Ka qenë një ndeshje interesante, shumë gjëra taktike në fushë. Të dy skuadrat kanë luajtur me një energji të pabesueshme për të mbyllur ekipin tjetër dhe për të shfrytëzuar mundësitë e pakta. Mendoj se ka qenë një super ndeshje”, ka thënë Klopp për BBC Sport.

“Plani është që të luhet shpejt nga fillimi deri në fund, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. City është një skuadër e madhe”.

“Mendoj se është ndeshja me rastet më të pakta të krijuara për City-n deri tani që kemi luajtur kundër tyre. Nuk kanë patur shumë rast të pastra dhe ky është një kompliment i madh për djemtë”.

Related posts

NJË NGA LOJTARËT MË TË PAGUAR NË EKIP/ Ja shuma që do përfitojë mesfushori Najdovski tek Tirana

Delo.autor

PORTIERI REKORDMEN I CHELSEA/ 72 milionë paund nuk janë asgjë, DE GEA nuk më…

Isa.Autor

KATAR 2022/ Brazili “poker” Bolivisë! Argjentina “ngec” me Ekuadorin, festë edhe për Perunë (REZULTATET)

F.autor

Leave a Comment