Formula 1 Sport

Formula 1/ Shefi i aerodinamikës jep dorëheqjen, Williams gjen zëvendësuesin

Udhëheqësi i aerodinamikës së skuderisë Williams, Dirk De Beer u largua nga skuadra pas një startimi zhgënjyes të sezonit të Formula 1.

Pas largimit të De Beer, i cili u bashkua nga Ferrari në fillim të vitit të kaluar,  ky pozicion i është besuar Doug McKiernan.

McKiernan, i cili ka punuar për McLaren nga viti 1999 deri në vitin 2015, u bashkua me Williams në shkurt të këtij viti.

Williams ka zbuluar se një gabim në sistemin aerodinamik është përgjegjësi kryesor për mungesën e ritmit të makinës këtë vit.

Sipas tyre në momentin kur makina është në kthesë, gomat e përparme pengojnë qarkullimin e ajrit të synuar në pjesën e prapme të makinës dhe makina vuan një “tezgë” aerodinamike, duke i humbur makinës forcën për të arritur një shpejtësi të lartë.

Këtë sezon, Williams ka grumbulluar vetëm 9-të pikë në 6 garat e para të kampionatit.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Dy mbrojtësit i duan Milani dhe Roma, vjen ultimatumi i Juventusit

Isa.Autor

NDESHJA E PARË E SUPERLIGËS/ Vetëm një gol në 90 minuta dhe përleshje tifozësh (VIDEO)

Sadik.Autor

Dzeko zbulon çfarë i tha Salahut para gjysmëfinales Liverpool – Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment