Futboll Sport

JO VETËM BARCELONA/ Por edhe tre skuadrat e mëdha italiane në gjurmët e yllit të Lyon

Jo vetëm Barcelona, edhe Milan, Juventus dhe Roma janë mes skuadrave që janë vënë në gjurmët e sulmuesit të Lyon, Memphis Depay.

Holandezi mbetet një nga emrat më të nxehtë të merkatos pavarësisht se presidenti i klubit të Ligue 1, Jean-Miche Aulas, ka siguruar se nuk ka ndërmend ta shesë në janar.

26-vjeçari, i cili ka informuar Lyon-in se nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor, është kërkuar për disa muaj nga katalanasit, që tani mund të kthehen në sulm pas dëmtimit të Ansu Fati.

Barça, sipas Sport, duket se ka si konkurrente tre italianet. Megjithatë, Depay duket se preferon më shumë transferimin në Katalonjë.

Related posts

Tifozët udhëtojnë 6 ditë për të ndjekur skuadrën e zemrës, shtyhet takimi

Sadik.Autor

Kukësi gati të bëjë goditjen e madhe në merkato, “piketohet” pasuesi i Sindrit Gurit

Sadik.Autor

FIFA 2019/ Ronaldo kthehet në problem, portugezi i prish planet kompanisë EA Sports

Isa.Autor

Leave a Comment