Futboll Seria A Sport

“NUK ËSHTË NJË PROBLEM POZICIONI”/ Mbrojtësi Danilo: Jam i lumtur. Pirlo ka të njëjtat ide si Guardiola

Mbrojtësi i Juventus-it, Danilo, ka folur për Globoesporte.com në lidhje me pozicionin e tij të ri te bardhezinjtë.

“Jam një mbrojtës. Nuk është një problem pozicioni. Jam i lumtur të luajë në një rol të ndryshëm në këtë sezon tek Juventus. Gjëja më e rëndësishme në futboll është të bësh lëvizjen e duhur në momentin e duhur”.

“Te Real-i nuk kam luajtur shumë dhe ndonjëherë jam aktivizuar edhe si mbrojtës i majtë, ndërsa te City kam luajtur në të gjitha pozicionet e mbrojtjes dhe edhe në mesfushë, por unë jam një mbrojtës”.

“Pirlo ka një ide të ngjashme me rolin që kam luajtur gjatë dy viteve të kaluara te Manchester City, kështu që është një pozicion që unë e njoh dhe isha mësuar”.

Danilo u transferua nga City tek Juventus në 2019-ën për 37 milionë euro.

Related posts

JUVENTUS-FROSINONE/ “Zonja e Vjetër” thellon shifrat, shënon Ronaldo

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic u afrohet 500 golave, Martinez vendos rekord në MLS (VIDEO)

Isa.Autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Bayern është mbreti i Europës, mposht Sevillan me golin e të larguarit

Delo.autor

Leave a Comment