Futboll Seria A

Allan shkëlqen, De Laurentis bën gati rinovimin

Beteja në distancë mes Napolit dhe Juventusit vijon të bëhet gjithmonë e më interesante, teksa skuadra e Sarrit ka një mesatare fantastike pikësh, prej 2.64 për ndeshje, ritëm që të çon drejt titullit kampion.

Mesfushori brazilian Allan është një nga protagonistët e këtij Napoli me 3 asiste dhe 4 gola të shënuar, ku i fundit ishte ai i djeshmi ndaj Spalit, që rezultoi deçiziv për 3-pikëshin.

Allan është një lojtar kyç në formacionin e Sarrit, shumë konstant në lojën e tij dhe ofron shumë agresivitet, krahas nivelit të lartë teknik, ndonëse është ende jashtë planeve të trajnerit të Brazilit, Tite, për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Megjithatë, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis po punon për t’i ofruar rinovimin 27-vjeçarit, me kushte shumë më të mira ekonomike. Kontrata aktuale e Allan skadon në qershor të 2019-ës, ndërsa Napoli është i gatshëm t’i ofrojë një zgjatje deri në 2022-shin, por edhe heqjen e klauzolës për shitje, ashtu siç po veprohet me Dries Mertens.

Related posts

“MË SHKATËRROI FAMILJEN DHE…”/ Deklarata e Boateng për ish-të dashurën para se ajo të vetëvritej

Delo.autor

BARDHEBLUTË NË KAOS/ MEMA qëndron te Tirana, por ja “kushti” i vendosur (DETAJE)

Isa.Autor

CR7 DHE “USHTRIA” E TIJ/ Legjenda Ferdinand tregon si u befasua kur shkoi në shtëpinë e Ronaldo-s

Delo.autor

Leave a Comment