Futboll Premier League Sport

JO VETËM NË CHAMPIONS/ Manchester City dhe Chelsea sfidohen edhe në merkaton e verës për…

Chelsea është i gatshëm të bëjë çmenduri për ta marrë, por West Ham nuk ka ndërmend të heqë dorë nga njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Megjithatë, Hammers do ta kenë më të vështirë t’u rezistojë sulmeve të Manchester City-t.

Klubi i Pep Guardiola, në fakt, ka vënë në shënjestër Declan Rice për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori anglez mund të jetë pasardhësi i Fernandinho-s (kontrata e të cilit nuk do të rinovohet) në skemat e trajnerit katalanas, sipas The Times.

22-vjeçari ka një vlerë 60 milionë euro, sipas transfermarkt.

Qytetarët dhe londinezët do të përballen më 29 maj në finalen e Champions League, por duket se sfida do të luhet edhe në merkato.

Related posts

E BUJSHME/ Marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, Lazio i vendos çmimin mesfushorit

Delo.autor

Andi LILA s’i ndahet derbit, mesfushori i Kombëtares: Forca Tirona (FOTO)

Isa.Autor

“I VAR KËPUCËT NË GOZHDË”/ Shpërthen Braziliani: Emri im është Dani Alves dhe kam lindur për…

Delo.autor

Leave a Comment