Futboll La Liga Sport

DEKLARATË SHOKUESE/ Kandidati për president i Barcelonës: Sergio Ramos nuk do ta merrja as falas…

Këtë të enjte, Xavier Vilajoana paraqiti kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të “Fútbol Club Barcelona”. Disa orë më vonë u mësua se këto zgjedhje do të mbaheshin më 24 janar. Lidhur me Bartomeu, që u dorëhoq para pak kohësh, nënvizoi: Ka pasur vendime, që ai nuk duhej t‘i merrte si president. Unë nuk kam folur me të që kur Bordi i Drejtorëve dha dorëheqjen. Megjithatë, Bartomeu ka bërë shumë gjëra mirë dhe të tjerët jo aq mirë”.

Padyshim, ai foli edhe për vazhdimësinë e Leo Messit te Blaugrana-t: “Gjëja e parë që do të bëja; do ta dëgjoja atë dhe pastaj do të propozoja mënyrën time të të parit të gjërave. Lojtarët, ndërsa plaken, mund të ndihmojnë në disa gjëra që, kur ishin 25 vjeç, nuk mund të kontribuonin. Ulja e pagës së tij? Të them të drejtën, jo. Unë e di se çfarë rroge ka Leo Messi, nuk po gënjej. Këto janë gjëra private, nuk nxirren mbi tryezë për shkak të konfidencialitetit”.

Pas disa javësh, Sergio Ramos do të jetë i lirë dhe mund të shkojë në një klub falas, sezonin e ardhshëm, por Xavi Vilajoana nuk do të nënshkruante me të në kushtet aktuale të Barcleonës: “Jo, për një arsye shumë të qartë. Ne kemi një skuadër shumë të mire; kemi të rinj të talentuar në pozicionet ku do të luante Sergio Ramos. Këto role janë të mbuluara në mënyrë perfekte nga lojtarë me të ardhme të shkëlqyeshme”.

Related posts

Njihuni me surprizat në pjesën e parë të sfidave të Europa League

Q.Autor

Xhaka në “kundërsulm” ndaj Federatës Zvicerane: 60% e skuadrës është e huaj

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique vazhdon me eksperimentet, mesfushori i Barcelonës hyn në histori të Spanjës

Delo.autor

Leave a Comment