Futboll Shqipëri Sport

U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Trajneri Alban Bushi merr përgjigjen e tamponit të dytë

Trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi ka rezultuar për të dytën herë pozitiv me koronavirus. Tekniku i Shpresave ka kryer tamponin e dytë për COVID-19 ditën e sotme dhe sërish përgjigjia e analizave ka qenë se ai ka ende gjurmë të virusit të rrezikshëm në organizmin e tij.

Para 3 ditësh, FSHF-ja konfirmoi se Bushi nuk do të drejtojë Shqipërinë U21 në ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë pasi është infektuar me koronavirus. Boshnjaku Xhemal Mustedanagiç do të jetë në krye të pankinës në këto dy ndeshje, ku Shpresat luajnë shansin e fundit për të marrë pjesë në Europianin e të Rinjve që organizohet vitin e ardhshëm.

Related posts

Alan Shearer: Salah është lojtari më i mirë i Premier League

Sadik.Autor

CR7 “SNAJPERI I HISTORISË”, MBAPE LOJTARI MË I MIRË/ Ja lista e çmimeve për “Globe Soccer Awards”

Delo.autor

VALENCIA-ATLETICO MADRID/ “El pistolero” Suarez dhuron spektakël dhe ndëshkon rivalët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment