Futboll Seria A Sport

TREGON SEKRETET E RONALDO-S/ Ish-përgatitësi atletik i Manchester United: Në fushë deri në moshën…

Nuk do të gjeni shumë persona si Mik Kleg, përgatitësi fizik i Mançester Junajtidit të Sër Aleks Fergusonit. Pak shkencëtar dhe pak ekspert i anatomisë së trupit, Kleg është nga ata njerëz që e shikon të qëndrojë për 14 orë në palestrën e tij laborator, 20 minuta larg Mançesterit, duke punuar me sportistët.

Kristiano Ronaldo ishte nxënësi i tij numër 1 dhe ai një prej mjeshtrave kryesorë të portugezit. Në vitet e punës te Junajtid, sulmuesi zhvilloi fizikun që ende sot e ndihmon të fitojë dhe jetojë.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ai tregon sekretet e portugezit. Ju keni ndryshuar fizikun e CR7 dhe thoni se ai mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare, e konfirmoni? E konfirmoj! Përpara tij, sportisti me trupin më të mirë ishte Rajan Gigs.

Ishte më i forti, më i kujdesshmi ndaj detajeve. Nëse Gigs mbërriti deri në moshën 40-vjeçare, Ronaldo nuk mund të mos luajë deri 41 vjeç. Ishte i vetmi që shkonte përtej standardeve shumë të larta të Gigsit. Kristiano nuk ka pësuar kurrë një dëmtim të rëndë.

Si shpjegohet? Stërvitet shumë, kujdeset për riaftësimin dhe gjumin. Ka një kuzhinier, di si ta shmangë stresin. Me pak fjalë, kujdeset për detajet. Dhe ky është sekreti, edhe pse një dëmtim mund të ndodhë gjithnjë, nuk është 100% i parashikueshëm. Ai është 35 vjeç, si i parashikoni 5 vitet e tij të ardhshme? Do të ndryshojë stil loje dhe ndoshta edhe pozicion, siç ndodhi me Gigsin. Do të qëndrojë pranë më të mirëve, sepse është i fiksuar të jetë më i miri i të gjitha kohërave. Dhe do ta thyejë rekordin e 805 golave të Bicanit.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ SARRI zbulon të ardhmen e portierit Courtois

Isa.Autor

STATISTIKAT NË KOMBËTARE/ Më të mirët e Amerikës së Jugut, Messi me shokë “mposhtin” Brazilin

Delo.autor

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “KËPUCA E ARTË”/ Ja urimi që i bën miku i tij Suarez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment