Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus do Pogba-në e ri, goditja e organizuar nga Paratici dhe… agjenti Raiola

Një Pogba i ri për Juvenrus-in.

Zonja e Vjetër duket se ka gjetur një talent të ri për të ardhmen e mesfushës bardhezi.

Bëhet fjalë për të riun Ryan Gravenberch të Ajax-it.

Sipas Tuttosport, pasi ka siguruar De Ligt, Juventus duket se po punon për t’i marrë një tjetër talent klubit holandez. Falë marrëdhënieve të mira me Ajax-in, kampionët e Italisë kanë vendosur të hidhen në sulm për Pogba-në e ri.

Ryan Gravenberch, 18 vjeç, është objektivi i ri i bardhezinjve. Falë punës së Mino raiola-s, menaxheri i tij, negociatat mes klubeve mund të marrin një zhvillim pozitiv në muajt e ardhshëm.

Nuk flitet akoma për shifra, por klubi torinez synon të sigurojë një tjetër lojtar që do të ishte perfekt për mesfushën e Pirlo-s.

Related posts

PËRKRAH PERSONALITETEVE TË FEDERATËS/ Presidenti i Italisë tërheq vëmendjen në shkallët e “Wembley” (FOTO)

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Lamtumira nga Brazili ngre pikëpyetje, Neymar jep shpjegime tek PSG

Delo.autor

Momentet më të ”pista” në historinë e Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment