Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Cungu gjithë nerva: Mos ngatërroni futbollin me politikën

Armando Cungu trajneri i Kukësit dhe kapiteni i skuadrës Ylli Shameti, kanë dalë sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me ekipin e Torpedos, e vlefshme për turin e tretë të eliminatoreve të Europa League. Ekipi verior është përballur me shumë probleme, pasi lojtarë si Edis Maliki dhe Valon Ethemi nuk janë pajisur me vizë. Probleme fillimisht ka pasur edhe Maloku, por në fund është pajisur me vizë dhe i është bashkuar skuadrës.

VIZAT- “Ne nuk vijmë këtu si politikanë, pasi nuk na intereson dhe nuk e dimë çfarë i përket situatës politike. Unë nuk e di ku qëndron problemi me qeverinë tuaj, por dua të them që ne jemi një skuadër futbolli, vijmë për të luajtur dhe për të shtrënguar duart në fund. Lojtarët nga Maqedonia janë njerëz të botës së lirë, ne mund të marrim lojtarët nga të duam. Nëse qeveria juaj nuk e njeh Kosovën mund të lëshojnë vizë për 2 ditë dhe më pas të kthehen”.

ORGANIZIMI- “Ju thatë që Torpedo e ka organizuar ndeshjen shumë mirë, por policia nuk e ka lejuar autobusin të parkohet në aeroport, nuk na kanë lejuar as të afrohemi me autobusin. Nuk dua të flas më për këtë, pasi edhe udhëtimi për në hotel duhej të shoqërohej me polici. Gjithsesi, nëse do flasim për vendin tuaj, mund të rrimë deri nesër, por unë kam një punë për të bërë.”

Related posts

HISTORI DASHURIE NË BOTËRONIN PËR FEMRA/ Dy futbolliste kapen duke u puthur në fushë, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Transferoi 22 lojtarë brenda 2 orëve, klubi turk bëhet gati për…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Panik në klubin e Kategorisë së Dytë, një futbollist rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment