Futboll Sport

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Higuain e pranon: E mbyll në Amerikë, River nuk më ofroi kushte të mira

Sulmuesi Gonzalo Higuain nuk po shkëlqen as në MLS, pasi ka shënuar vetëm 1 gol në 9 ndeshje të luajtura. Ai u largua nga Juventusi dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën te skuadra e Inter Miamit që ka për presidenti David Beckham.

33-vjeçari duket se e ka ndarë mendjen dhe do të mbyllë karrierën në Amerikë. Ai e pranoi diçka të tillë në një prononcim për ESPN.  “MLS është etapa e fundit e karrierës time. Do të më pëlqente të kthehesha te River Plate, por kushtet ekonomike të klubit dhe pandemia ndikuan që mos të kryhej ky transferim.

“Tërheqja nga futbolli? Siç thotë edhe Gigi Buffon, duhet të shikosh ditë pas dite dhe vit pas viti. Do të jetë trupi im ai që do të më tregojë se kur do ta mbyll karrierën”, – tha ai.

Related posts

Rusi 2018/Mbrojtësi i Anglisë rrezikon Botërorin

Sadik.Autor

SFIDA ME FRANCËN NË “ARENA KOMBËTARE”/ “Shpërthen” ish-sulmuesi i “Kuzezive”: Të vendosim himnin e Andorës, shpresoj që bileta ime…

Delo.autor

SERIE A/ Elseid Hysaj: Fatin e titullit e vendosën gabimet e arbitrave

Sadik.Autor

Leave a Comment