Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Merret PENG, ish futbollistit i kërkojnë PARA për…

Ish-mesfushori i Nigerisë, Kristian Obodo, është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është marrë peng nga bandat kriminale në shtetin e tij.

Obodo luajti nga 2001 deri në 2014 në Serinë A, me skuadra si Peruxhia, Leçe, Fiorentina, Udineze dhe Torino.

36-vjeçari është ndaluar në qytetin e Uarrit nga disa persona të armatosur, të cilët pasi e kanë kërcënuar e kanë marrë peng, teksa për ta lënë të lirë, kërkojnë para.

Sipas raportimeve të fundit, policia ka disa informacione dhe po punon për të gjetur vendndodhjen e Obodo, për ta rikthyer atë përsëri në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtarit të Nigerisë i ndodh kjo, pasi në 2012-ën, ai u mor peng gjithashtu nga një bandë kriminale, që për ta lënë atë të lirë kishin kërkuar 150 mijë euro në këmbim.

Related posts

ARSENAL-BURNLEY/ Trajneri Emery kërkon fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PRANË RIKTHIMIT NË SERIE A/ Inter i garanton Contes 4 blerje, njëri prej tyre emër i madh

Delo.autor

I SHËNOI INTERIT/ Gjimshiti: Golin ma ka kërkuar trajneri, edhe nëse nuk luaj…

Isa.Autor

Leave a Comment