Futboll La Liga Sport

LA LIGA NË KRIZË PREJ COVID-19/ Barcelona dhe Real Madrid detyrohen të ulin pagat deri në 50%

La Liga zyrtarisht hyn në fushë dhe kërkon nga klubet e divizionit të parë dhe të dytë që të ulin pagat e lojtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë me gati 500 milion euro për të respektuar parametrat e kufirit, pra Salary Cap.

Më i prekuri nga këto tavane të reja sigurisht do të jetë Barcelona (rreth -50%) dhe Real Madrid (rreth -30%), të cilët do të duhet të përshtaten tashmë këtë sezon me një kosto shumë më të ulët se ajo aktuale.

Klubi katalanas, në fakt, do të jetë në gjendje të shpenzojë një maksimum prej 382 milion euro kundrejt 671 të sezonit të kaluar.

Reali, megjithatë, 468 milion euro pavarësisht nga 641 të mëparshëm.

Related posts

INTERI I “ÇMENDUR”/ De Vrij përmbys Milanin dhe shpërthen “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Barça përballet me një ëndërr/ Katalanasit kërkojnë mesfushorin e TOTTENHAM

Isa.Autor

Joao Santos: Për Jorginhos interesohen disa klube nga anglia

Sadik.Autor

Leave a Comment