Futboll Seria A Sport

NGA DËMTIMI NË KOMBËTARE TEK COVID-19/ Napoli humbet yllin e ekipit për sfidën ndaj Milan

Victor Osimhen shqetëson Napolin! Pas dëmtimit me ekipin kombëtar, sulmuesi duhet të ishte kthyer por protokolli thotë se ata që largohen nga Nigeria duhet t’i nënshtrohen një tamponi dhe rezultati i testit të lojtarit të Napolit nuk ka arritur ende.

Klubi shpreson që sulmuesi mund të largohet në mbrëmje për të qenë në Villa Stuart nesër në mëngjes për teste të reja dhe për një konsultë ortopedike.

Do të jenë të pranishëm edhe mjekët e Napolit. Situata e tij duhet të monitorohet në funksion të ndeshjes së së dielës kundër Milanit. Por, duket e pamundur të zbresë në fushë.

Oma Akatugba, gazetar dhe mik i Victor Osimhen, sulmuesit të Napolit, ndërhyri në Radio Marte gjatë transmetimit “Si gonfia la Rete”: “Nga sa di unë, ai u dëmtua kundër Sierra Leone dhe doli në prah edhe problemi i një shpatulle të zhvendosur.

Ai duhet të jetë jashtë për disa javë, stafi i Napolit do të duhet të merret me shërimin e tij. Burimi? Kombëtarja Nigeriane, stafi mjekësor na ka dërguar lajm se djali do të jetë jashtë për disa javë. Personalisht, ai nuk më tha asgjë”.

Related posts

FUTBOLLI SENEGALEZ NË ZI/ Vdes lojtari 23-vjeçar, luajti një sezon në Superligën shqiptare

Delo.autor

MBYLLI AVENTURËN NË KAMPIONATIN NORVEGJEZ/ Pritet të bëjë vizitat mjeksore, një tjetër shqiptar kalon në Superligën turke

Delo.autor

TË BËRTITURA DHE VENDIMI FINAL/ “Duhet të pyesim veten mbi…” Sarri “ngujon” Lazion në dhomat e zhveshjes

Delo.autor

Leave a Comment